Organizata Shqipëtare Orkidea

1484815208_Kzh5fv_violance-against-woman-ST

Misioni Yne

Organizata Shqipëtare ORKIDEA është një organizatë që punon prej vitit 2009 në fuqizimin social ekonomik dhe politikat e punësimit të grave dhe vajzave në Shqipëri. Organizata Shqipëtare ORKIDEA punon për: Promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave nëpërmjet shërbimeve të drejtpërdrejta në Shqipëri; 2) Ndërgjegjësimi i grave / burrave, vajzave / djemve të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare për të drejtat e grave; 3) Zbatimi i praktikave dhe metodave pozitive lidhur me edukimin e fëmijëve dhe të rinjve; 4) Ngritja e kapaciteteve për profesionistët që punojnë drejtpërdrejt me fëmijët dhe të rinjtë; 5) Lobim dhe avokim për të drejtat e grave.
Gjithashtu, Organizata Shqiptare ORKIDEA në kuadër të projekit: “Made in prison” me mbështetje të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara në kuadër të Programit të Grandeve të Vogla i Komisionit për Demokracinë synon të kontribuojë në fuqzimin social ekonimik të grave dhe vajzave në konflikt me
ligjin duke ndikur në ri-integrimin e tyre në shoqëri.
logo_ZASS

Ndërtojme programe të cilat kultivojnë risi dhe siguri

Inisiativë
Siguri Ekonomike
Mbrojtje
Programe të suksesshme
Projekte gjithëpërfshirëse për arritjen e barazisë gjinore me qëllim që gruaja të jetë e cliruar nga cdo paragjykim dhe padrejtësi duke ndërgjegjësuar cdo  hallkë që familja përben që roli i gruas në shoqëri është një rol jetëndryshues.

Ne besojmë tek impakti i familjes dhe për këtë arsye kemi ndërtuar trajnimë të suksesshme gjithmonë të adaptuara me metodat e fundit europiane

 

Ne jemi një ekip i apasionuar, i dedikuar për fuqizimin e grave për të arritur potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe social. Së bashku ne i frymëzojmë gratë dhe burrat për t’u bërë te pavarur dhe krijuesit e ndryshimeve te tyre si dhe udhëheqës në komunitetin ku ata ndodhen.

297164-P74JW0-626

Për një fillim të ri!

“Made in Prison” është themeluar nga Organizata Shqiptare Orkidea, frymëzuar nga një grup grash në Burgun 325 të cilat kryesisht vijnë nga eksperienca të vështira jetësore, duke mbartur sfida dhe problematika ndonjëherë edhe në kufijtë e mbijetësës.

Këto gra, të gjendura tashmë në mungesën e lirisë po mbeshtetën nga stafi i organizatës Orkidea për të mësuar/ përsosur punën e dorës dhe për të realizuar produkte të cilat janë me interes nga një publik i gjerë për dhurata apo përdorim personal. Këto gra po krijojnë produkte me shumë dashuri dhe përkushtim për të dhenë një copë nga jeta/historia e tyre personale.

Produktet Made in Prison Albania janë të gjitha të punuara me dorë dhe mjete të riciklueshme.

Platforma Made in Prison Albania është realizuar në kuadër të projektit “Made in prison” zbatuar nga Organizata Shqiptare Orkidea ne bashkepunum me Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve , me mbështetjen financiare të Programit të  Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Mundesuar nga :

U.S Embassy

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve

Organizata Shqiptare Orkidea

show
D.J. Reader Womens Jersey