Made In Prison

“Made in Prison” është themeluar nga Organizata Shqipëtare Orkidea, frymëzuar nga një grup grash në Burgun 325 të cilat kryesisht vijnë nga eksperienca të vështira jetësore, duke mbartur sfida dhe problematika ndonjëherë edhe në kufijtë e mbijetësës
Këto gra, të gjendura tashmë në mungesën e lirisë po mbeshtetën nga stafi i organizatës Orkidea për të mësuar/ përsosur punën e dorës dhe për të realizuar produkte të cilat janë me interes nga një publik i gjerë për dhurata apo përdorim personal. Këto gra po krijojnë produkte me shumë dashuri dhe përkushtim për të dhenë një copë nga jeta/historia e tyre personale.
Cfarë bëjmë ne
Made in Prison Albania është një mundësi me shumë për të gjitha gratë/vajzat duke sjellë dritë aty ku mungon
Nepërmjet projekteve tona ne bashkojmë gratë që kanë fuqinë për të bërë ndryshimin dhe ato të cilat ngrihen falë përkrahjes me mjetet e duhura sociale. Ne zhvillojmë kapacitetin e grave për të ofruar ndryshime në çdo nivel, si brënda organizatave dhe përtej tyre.
