Made In Prison

Historia jone

“Made in Prison” është themeluar nga Organizata Shqipëtare Orkidea, frymëzuar nga një grup grash në Burgun 325 të cilat kryesisht vijnë nga eksperienca të vështira jetësore, duke mbartur sfida dhe problematika ndonjëherë edhe në kufijtë e mbijetësës

Këto gra, të gjendura tashmë në mungesën e lirisë po mbeshtetën nga stafi i organizatës Orkidea për të mësuar/ përsosur punën e dorës dhe për të realizuar produkte të cilat janë me interes nga një publik i gjerë për dhurata apo përdorim personal. Këto gra po krijojnë produkte me shumë dashuri dhe përkushtim për të dhenë një copë nga jeta/historia e tyre personale.

Një produkt i blerë nga ju është, vlerësim, shpresë dhe fuqizim për një grua/vajzë mbrapa hekurave në mungesë të lirisë dhe mundesive për të ecur perpara.
Nje produkt  i blerë nga ju është përmiresim i të ardhurave të një gruaje që ënderron për një të ardhme me të mirë me punë,

dinjitet dhe në respektim të normave shoqërore

Një produkt i blerë nga ju është vetëbesim për një qenie njerëzore

e cila mund t’ia dalë dhe duhet t’ia dalë

Produktet Made in Prison Albania janë të gjitha të punuara me dorë dhe mjete të riciklueshme.

Cfarë bëjmë ne

Made in Prison Albania është një mundësi me shumë për të gjitha gratë/vajzat duke sjellë dritë aty ku mungon

Nepërmjet projekteve tona ne bashkojmë gratë që kanë fuqinë për të bërë ndryshimin dhe ato të cilat ngrihen falë përkrahjes me mjetet e duhura sociale. Ne zhvillojmë kapacitetin e grave për të ofruar  ndryshime në çdo nivel, si brënda organizatave dhe përtej tyre.

Projektet më të fundit

show
1
Pershendetje,
Si mund tju ndihmojme?
Powered by